Tragjedi tmerruese në Gramsh me katër të mbytur në liqen

Tragjedi tmerruese në Gramsh me katër të mbytur në liqen

Është përsëritur tragjedia e Vilë Bashtovës në Kavajë, pas mbytjes së një babai me dy fëmijë, kësaj here në liqenin e HEC-it të Banjës në Gramsh. Dhe nuk kanë tre por katër jetëhumbje të dhembshme.

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç, si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në afërsi të fshatit Drizë, lagur nga ujërat e liqenit.

Raportohet se liqenit nuk frekuentohej për t’u larë, por ata kanë zgjedhur të freskohen nga vapa duke e parë atë si plazh, pa mundur dot të dalin prej aty, pasi liqeni i ka përpirë njëri pas tjetrit.

Për kreun e zjarrfikëses në Gramsh, pjesë e operacionit për nxjerrjen e trupave, viktimat nuk kanë ditur not.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin.

Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Kështu, kjo verë shënon një tjetër tragjedi mbytjeje, jo në det por në liqen.

/Motilokal.com