Rajoni nën 'pushtetin' e stuhive/ A do të goditet edhe Kosova?

Rajoni nën 'pushtetin' e stuhive/ A do të goditet edhe Kosova?

Një pjesë e Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës e Serbisë janë goditur nga stuhi të fuqishme me erëra të forta dhe breshër.

Në Kosovë po mban mot i nxehtë me temperatura të larta, ndërsa sot ndikimi i stuhisë në rajon ka sjell edhe erëra herë pas here mesatarisht të forta.

Rajoni ende është nën ndikimi e stuhive gjë që një front i ftohtë ajror pritet të depërton të dielën në Kosovë ku parashihen rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullima. Në disa pjesë mund të kemi edhe stuhi të furishme. Gjatë këtyre dy ditëve pritet një rënie e temperatura apo një fllad i shkurtër, nga e marta sërish vapë afrikane.

Çdo herë duhet të kemi kujdes nga stuhitë janë të paparashikueshme, ndodhin shpejtë dhe shpeshherë janë edhe me fatalitet. Duhet theksuar që në rajon janë regjistruar pesë viktima nga stuhia dhe më shumë 100 persona të lënduar.

Motilokal do ju mbajë të informuar me lajme të reja rreth surprizave të motit.

/Motilokal.com