Ja si do të jetë moti të dielën në Kosovë

Ja si do të jetë moti të dielën në Kosovë

I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e dielën në Kosovë. Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë vendin. Gjatë ditës së shtunë pritet të kemi erë dhe mundësi për rrebeshe shiu apo edhe stuhi, pasi rajoni është përfshirë nga stuhitë mundet që të kalojnë edhe nga vendi ynë.

Stuhitë që kanë goditur rajonin mund të kalojnë edhe nëpër disa pjesë të Kosovës ditën e diel, me rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe breshër.

Të dielën termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 32 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com