Ky është moti për këtë javë në Gjermani

Ky është moti për këtë javë në Gjermani

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot pjesërisht me re, diell dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 19 deri në 27 °C. Të martën parashihet mot pjesërisht me vranësira. Temperatura do të lëvizin nga 16 deri në 22 °C. E mërkura parashihet me mot pjesërisht me re e riga lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 21 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 21 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë me shi. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 18 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 12 deri në 16 °C.

Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 24 °C. E marta do të jetë me reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 15 deri në 17 °C. E mërkura parashihet të mbajë me pjesërisht me re, kthjellime e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 19 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, diell dhe riga shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së hënë do të luhatën nga 18 deri në 21 °C. Të martën pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe diell, me temperatura nga 15 deri në 18 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot me re dhe riga shiu. Temperatura do të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë kryesisht me shi. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 20 deri në 22 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 18 °C. Pjesërisht me re e diell he riga shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 17 °C.

/Motilokal.com