Ky ushqim është më i miri për shëndetin e zemrës

Ky ushqim është më i miri për shëndetin e zemrës

Ushqimi i duhur është baza e një jete të shëndetshme dhe nëse doni të mbroni zemrën, përfshini arrat në dietën tuaj.

Ngrënia e një grushti ose rreth 30 gramë arra në ditë lidhet me nivele më të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studiuesit gjithashtu theksojnë se konsumimi i rregullt i arrave ul rrezikun e vdekjes nga ataku në zemër ose goditje në tru për një të katërtën. Megjithatë, ata theksojnë se pak njerëz e hanë këtë sasi arra në ditë.

Studiuesit shqyrtuan 60 studime, që përfshinin 1.9 milion pjesëmarrës, për të përcaktuar nëse kishte një lidhje midis konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

Rezultatet tregojnë se njerëzit që konsumonin shumë arra, rreth 30 gramë në ditë, kishin 19 për qind më pak gjasa të vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 23 për qind më pak të rrezikuar të vdisnin prej tyre në krahasim me ata që hanin sasi më të vogla të këtyre ushqimeve.

“Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, do të keni 20 deri në 25 për qind më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare”, tha Erik Arnesen, një nga autorët e studimit.

Ata që konsumonin arra çdo ditë kishin 18 për qind më pak gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës dhe 25 për qind më pak gjasa të vdisnin prej tyre.

/Motilokal.com