Temperatura përvëluese, sa pritet të shënojë termometri në Shqipëri

Temperatura përvëluese, sa pritet të shënojë termometri në Shqipëri

Gjatë javës Shqipëria do të përjetojë ditë përvëluese por njëkohësisht nga mesi i javës vijnë dhe ditët e shumëpritura me rënie temperaturash. Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Të hënën pritet të mbajë mot i nxehtë dhe diell.

Ditën e martë do të mbajë mot edhe më i nxehtë dhe diell.

E mërkura parashikohet të jetë me mot me diell dhe vranësira, parashihen edhe rrebeshe shiu.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com