Temperatura përvëluese, sa pritet të shënojë termometri në Kosovë

Temperatura përvëluese, sa pritet të shënojë termometri në Kosovë

Në Kosovë vazhdon të mbajë mot i nxehtë me diell dhe temperatura të larta. Por pas çdo të nxehti priten e valë të rrebesheve dhe stuhive, siç ndodhi edhe sot pasdite në disa pjesë të vendit. Të mërkurën dhe të enjten parashihen rënie të temperaturave dhe priten rrebeshe shiu.

Të hënën pritet të mbajë mot i nxehtë dhe diell.

Ditën e martë do të mbajë mot edhe më i nxehtë dhe diell.

E mërkura parashikohet të jetë me mot me diell, pasdite priten rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com