S'ka falje më për vjedhësit e ujit/ FOTO

S'ka falje më për vjedhësit e ujit/ FOTO

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton se ka filluar aksionin lidhur me kyçjet ilegale në rrjeti e saj.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se kyçjet ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe keqpërdoruesit e formave të tjera të shërbimeve të ujit nuk do të jenë më trase e blertë duke i rrënuar konsumatorët e ndërgjegjshëm. Do të përdorim të gjitha rrugët ligjore dhe ndëshkimet bazuar në rregulloret në fuqi, për t'i adresuar të papërgjegjshmit.

Sipas KRU “Prishtina” lagjja Veternik prinë me këtë shkelje.

“Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan në rrugën “Dajti” lagjen Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana në Veternik. Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik. Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”, thuhet në njoftim.

Edhe kjo ndodh, jo vetëm që vjedhin uji nga rrjeti i ujësjellësit, por edhe të fqinjit.

“Edhe kjo ndodh. Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vjedhke ujin një konsumatori tjetër (fqinjë ) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë”, njofton KRUP.

Ndërsa borxhi nga bizneset e vogla e të mëdha, me borxhe totale është mbi 5 milion euro, në rend për t'u shkyçur nga shërbimet e furnizimit me ujë.

“Nuk ndalemi në, shkyçjet e konsumatorëve borxhlinj dhe atyre që e vjedhin ujin në forma të ndryshme”, thekson KRU “Prishtina”.

Ju sjellim disa postime te aksionit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina":






















/Motilokal.com