Ju e nisni ditën me kafe, a është vendimi i duhur? Ekspertët zbuluan kohën ideale për këtë pije

Ju e nisni ditën me kafe, a është vendimi i duhur? Ekspertët zbuluan kohën ideale për këtë pije

Shumë prej nesh e nisin ditën me një filxhan kafe, por ekspertët besojnë se kjo nuk është mënyra më e mirë. Është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje kohës së ditës kur pini kafe.

Shkencëtari James Betts nga Universiteti i Bath beson se gjumi i dobët rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit në trup, dhe si rezultat, nivelet e sheqerit në gjak mund të bëhen shumë të larta.

"Më mirë është të presësh disa orë pas zgjimit për të konsumuar kafe. Rekomandohet të pish kafe pas mëngjesit për të kontrolluar më mirë metabolizmin", ka shkruar ai në studimin e tij.

Koha më e mirë për të pirë kafe është vonë në mëngjes, kur nivelet e kortizolit janë ulur. Kjo do të thotë që nëse zgjoheni rreth orës shtatë të mëngjesit, duhet ta pini kafenë midis dhjetë dhe mesditës. Nëse jeni gati të ndryshoni zakonet tuaja në mëngjes, mund të vini re se vonimi i filxhanit të parë të kafesë do t'ju ndihmojë të qëndroni më energjikë.

Efektet e kafeinës mund të zgjasin nga tre deri në pesë orë, në varësi të personit. Pra, nuk duhet të pini kafe disa orë para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që kafeina të mos ju prishë gjumin.

Një studim ka treguar se kortizoli në kafe na mban zgjuar dhe na ndihmon të përqendrohemi në detyrat që kemi në dorë. Përveç kësaj, kortizoli gjithashtu rregullon metabolizmin, reagimin e sistemit imunitar dhe madje edhe presionin e gjakut.

/Motilokal.com