Ndodh edhe kjo! Fqinji ia vjedh ujin fqinjit

Ndodh edhe kjo! Fqinji ia vjedh ujin fqinjit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë publik një rast të keqpërdorimit të ujit, ku një banor i një ndërtese i ka vjedhur ujin fqinjit të tij.

Sipas njoftimit, personi prej të cilit është vjedhur uji jeton jashtë Kosovës. Rastin e kanë zbuluar inspektorët e kompanisë së Ujësjellësit.

“Edhe kjo ndodhë. Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vjedhke ujin një konsumatori tjetër (fqinjë ) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë”, njofton KRU “Prishtina”.


/Motilokal.com