Temperatura e Tokës në Greqi arrin në 60 gradë

Temperatura e Tokës në Greqi arrin në 60 gradë

Temperaturat shumë të larta rekord kanë mbizotëruar ditët e fundit në të gjithë Greqinë.

Të dielën më 23 korrik 2023, temperatura e ajrit në Greqi arriti në 46.4°C në zonën e Gytheio. Një vlerë që përbën një rekord të ri maksimal të temperaturës në rrjetin e stacioneve automatike të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës, i cili ka nisur regjistrimin që në vitin 2006.

Në të njëjtën kohë, temperatura jashtëzakonisht të larta të tokës janë vërejtur mëngjesin e së dielës së 23 korrikut, të regjistruara nga sateliti evropian Sentinel-3 në orën 11:25 me orën greke. Temperatura e tokës në disa zona dhe fusha arriti dhe i kaloi 58-60°C (dhe kryesisht në zonat e djegura së fundmi ku u zhvilluan ngarkesa të larta termike). Në orët e pasdites rritja e temperaturës së tokës do të vazhdojë, por nuk ka të dhëna satelitore me të njëjtën rezolucion hapësinor.

Në Greqi gjatë 10-14 ditëve të fundit janë vërejtur vazhdimisht temperatura shumë të larta të tokës, çka nënkupton kjo për tokën e punueshme dhe thatësirën. Në këtë drejtim, ekipi shkencor i Climatebook do të vijojë me analizën e të dhënave pas përfundimit të valës së të nxehtit, me qëllim identifikimin dhe evidentimin e efekteve të valës së të nxehtit.

/Motilokal.com