‘Ferri’ zbret në Kosovë, e marta dita më e nxehtë e muajit, ja temperaturat

‘Ferri’ zbret në Kosovë, e marta dita më e nxehtë e muajit, ja temperaturat

Moti të martën në Kosovë parashikohet me diell dhe shumë nxehtë, me temperatura tepër të larta. Priten edhe erëra prej 20 deri në 50 kilometra në orë me drejtim nga jugu.

Të martën termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 37 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com