Tornado shkatërruese godet Zvicrën, ka të vdekur dhe të lënduar

Tornado shkatërruese godet Zvicrën, ka të vdekur dhe të lënduar

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Personi që mbeti i vdekur u godit nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel.

Stuhia nuk zgjati shumë, por era e fortë shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, ishte një tornado e kombinuar me një stuhi të masës ajrore që u krijua përgjatë vargmalit malor Jura dhe goditi La Chaux-de-Fonds, afër kufirit francez.

“Një erë prej 217 km/h u regjistrua në aeroportin La Chaux-de-Fonds këtë mëngjes”, tha MétéoSuisse në Twitter.

Operacioni i shpëtimit dhe heqjes së mbeturinave vazhdon. Policia u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar pasi rrezikohen nga rënia e pemëve apo çative. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se një stuhi tjetër pritet në Nechatelle dhe veçanërisht në La Chaux-de-Fonds dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të shmangin daljen jashtë.

Automjetet u shkatërruan plotësisht, çatitë u hoqën nga shtëpitë dhe pemët u shkulën. Për shkak të motit të keq, në zonë ka probleme edhe me linjat e trenave.

/Motilokal.com