Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë publik një rast të keqpërdorimit të ujit në komunën e Graçanicës.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.
Postimi i plotë:
Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.
E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese.
Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit.
Ndëshkim maksimal!
/Motilokal.com
