Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e madh të shkaktuar nga zjarret e mëdha të pyjeve, që kanë pushtuar prej ditësh ishullin grek të Rodosit.
Imazhet e mbledhura më 23 dhe 24 korrik zbulojnë se zjarret më aktive ndodhen përgjatë bregut juglindor të ishullit, pranë qytetit të Gennadi. Imazhet satelitore me ngjyra infra të kuqe (bimësia e shëndetshme tregohet në nuancat e kuqe dhe zonat e djegura në të zezë/gri) dhe imazhe me ngjyra natyrale.

Më shumë se 100 kilometra katrorë tokë u dogjën në Rodos dhe aeroplanët e zjarrfikësve po luftojnë me flakët.

Zjarret që kanë detyruar 19,000 njerëz të largohen, kanë shkatërruar habitatet e kafshëve të egra, koshere bletësh dhe toka bujqësore. Këto zjarre konsiderohen si fatkeqësia më e keqe që ka goditur Rodosin.


/Motilokal.com
