Algjeria po përballet me situatë të rëndë të zjarreve, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 30 personave, duke përfshirë 10 ushtarë që po përpiqeshin të vinin nën kontroll flakët përballë erërave të forta dhe temperaturave përvëluese të verës.
Të paktën 1,500 banorë u evakuuan, ndërsa dhjetëra persona mbetën të lënduar, gjendja e të cilëve nuk dihet ende. Ministria e Brendshme ka kursyer detajet, për situatën e zjarreve masive, përfshirë edhe raportin për ekipet e shpëtimit në terren.
Flakët kanë vazhduar të përhapen prej disa ditësh, të ndihmuara edhe nga era e fortë që i përhapi drejt pyjeve dhe zonave bujqësore, duke prekur 16 rajone.
Operacionet për shuarjen e zjarreve përfshinë rreth 7,500 zjarrfikës dhe 350 kamionë në terren, si dhe mbështetje ajrore.
/Motilokal.com
