Një pjesë e madhe e Evropës po dhe e botës janë duke përjetuar temperatura ekstrem të larta, ndërsa një pjesë edhe zjarre, përmbytje, stuhi shiu.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi po përjetojnë një valë të nxehtë dhe të thatë me origjinë nga Afrika.
Kësaj vale përvëluese pritet t’i vije fundi me 26 korrik në Kosovë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku priten shtrëngata me rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi breshri dhe erëra të fuqishme mbi 60 km/h.
Mot me rrebeshe shiu dhe shtrëngata e erëra të furishme parashihet edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Duhet theksuar se rajoni që disa ditë është nën “pushtetin” e stuhive. Stuhitë e forta kanë goditu edhe veriun e Italisë, duke shkaktuar vdekje, lëndime dhe dëme materiale.
Motilokal do ju mbajë të informuar në çdo kohë më të rejat dhe surprizat e motit.
/Motilokal.com
