Ç’lloj personaliteti jeni sipas motit?

Ç’lloj personaliteti jeni sipas motit?

Moti i ditës mund ta bëjë një person të gëzuar, ndërsa tjetrin mund ta bëjë që të ndjehet i acaruar. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se ne jemi të lidhur ngusht varësisht se çfarë moti mban.

Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje të personalitetit bazuar në atë se si moti ndikon në mendjen e një personi. Zbulimi vjen nga një studim që përfshin më shumë se 800 pjesëmarrës.

Studimi është zhvilluar në klimën veriore dhe të butë të Evropës Perëndimore, duke vështruar tri masa të motit të përditshëm: përqindjen e diellit, temperaturën mesatare dhe orët e reshjeve. Këto situata përputhen me tre tregues të gjendjes shpirtërore: lumturinë, ankthin dhe zemërimin. Shkencëtarët vlerësuan gjendjen emocionale të adoleshentëve dhe nënave të tyre me një pyetësor që secili person e plotësonte çdo ditë për gjashtë javë.

Studiuesit zbuluan se dy persona mund të reagojnë në mënyra të kundërta për motin e njëjtë. Mjetet më të mira që gjetën për të shpjeguar rezultatet ishin grupi i njerëzve bazuar në ndryshimin e situatës së tyre me rritjen e sasisë së shiut, diellosjes ose temperaturës së ajrit. Ky studim është i pari që identifikon modelet dalluese të personalitetit që lidhen me përgjigjet ndaj motit. Shkencëtarët karakterizuan katër grupe njerëzish të cilëve ata i quajtën "të dashuruar pas stinës së verës", "personat që nuk e pëlqejnë stinën e verës", "personat që nuk pëlqejnë shiun" dhe "që s'çajnë kokën".

Gjithashtu, të dhënat zbuluan diçka edhe më bindëse. Nënat priren të kenë të njëjtat reagime ndaj motit si bijtë dhe bijat e tyre. Me fjalë të tjera, llojet e personalitetit sipas motit duket se funksionojnë në familje. Nëse kjo është për shkak të gjenetikës apo për shkak të qëndrimit të prindit që përkon me atë të fëmijëve, ose anasjelltas, studimi nuk mund ta thotë. Megjithatë, ky zbulim e përmirëson teorinë se për shumë njerëz moti dhe gjendja shpirtërore janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën.

Katër lloje të personalitetit të gjendjes shpirtërore sipas motit

Në këtë artikull janë përdorur pseudonime për kategoritë e personalitetit sipas motit. Për shembull, ata që hulumtuesit i kanë quajtur "të dashuruarit e stinës së verës" ne i quajmë 'fansa të motit të mirë'. Këtu janë tiparet kryesore të personalitetit sipas motit.

Fansat e motit të mirë (Të dashuruar pas stinës së verës) - Moti i ngrohtë, me diell nxjerr në pah të mirat tuaja. Qielli i pastër ju vë në gjendje të mirë shpirtërore. Ju ndjeheni më të lumtur, më pak të frikësuar dhe më pak të zemëruar në ditët me kohë të mirë dhe temperatura të larta. Ndërsa dielli dhe temperatura ndikojnë më shumë, ju gjithashtu i përshtateni shiut. Stuhitë e shiut nga pak do të lagin shpirtrat tuaj. 

Të Ftohtë dhe të vrenjtur (Ata që nuk pëlqejnë verën) - Moti me re dhe i ftohtë është kur harliseni. Me t’u kthyer i ngrohti dhe dielli, juve ju humbet humori, ju kap frika dhe zemëroheni. Mjafton disa riga shiu që t’jua ngrehin humorin. Ju me fansat e motit të mirë jeni kundërshtarë absolutë.

Admirues së ditës së thatë (Persona që nuk iu pëlqen shiu) - Shiu me të vërtetë ju pengon. Moti i lagësht ju shqetëson shumë. Ditët me shi ju bëjnë me të palumtur, të frikësuar dhe mbi të gjitha, të zemëruar. Përveçse motit të thatë, të nxehtit dhe dielli ju mbushin me gëzime dhe ju ndihmojnë, ngjashëm si te rasti i fansave të motit të mirë.

Të pashqetësuar (“Që s‘çajnë kokën”) - Ju në përgjithësi nuk e keni problem se çfarë moti do të mbajë. Shi ose me diell, nxehtë apo ftohtë - ju lundroni qetësisht nëpërmes gjithë kësaj, krahasuar me gjithë të tjerët. Megjithatë, ju mund të ndiheni pak më të trazuar në ditët e zymta dhe me mot më të ftohtë sesa ato normale. /Motilokal.com/