Erëra të forta sot në Kosovë

Erëra të forta sot në Kosovë

Moti të mërkurën në Kosovë parashikohet me diell dhe jo shumë nxehtë për dallim nga dita e martë. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashihen rrebeshe shiu me bubullima, rrufe dhe breshër, mund të jenë edhe në formë stuhie.

Që nga mesnata kanë filluar edhe erëra mesatarisht të fuqishme, por që parashihen të jenë forta me shpejtësi prej 60 deri 90 km/h me drejtim jugperëndimi.

Të mërkurën termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 30 °C.

/Motilokal.com