Vala historike e të nxehtit në Mesdhe – Rekord i ri i temperaturës në Evropë për muajin korrik

Vala historike e të nxehtit në Mesdhe – Rekord i ri i temperaturës në Evropë për muajin korrik

Një valë historike e të nxehtit ka rreth dy javë që ka prekur Mesdheun, duke thyer shumë rekorde historike në vazhdën e saj.

Të hënën, më 24 korrik 2023, u regjistruan vlera ekstreme e temperaturës në zonat e Italisë dhe veçanërisht në Sardenjë dhe Sicili.

Më konkretisht, në rajonin Jerzu, në provincën Nuoro në Sardenjan Lindore, u regjistrua një vlerë maksimale e temperaturës prej 48.2°C. Kjo vlerë është një rekord i ri i temperaturës maksimale në Evropë për muajin korrik.

/Motilokal.com