Dita e martë në Shqipëri, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në historinë klimatike

Dita e martë në Shqipëri, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në historinë klimatike

Dita e martë nga shumë ekspertë, meteorolog dhe klimatolog po konsiderohet historike sa i përket temperaturave më të larta në rekord.

Sipas klimatologut Maximiliano Herrera edhe në Shqipëri dita e martë po konsiderohet historike, pasi janë shënuar temperatura rekord të larta.

Në Kuçovë është regjistruar temperatura prej 44 gradë Celsius, që është edhe rekord i ri kombëtar për të gjitha kohërat.

Të gjitha rekordet e kohës janë thyer, duke shënuar rekord edhe në Tiranë prej 43 °C, në Vlorë 42.2 °C, Durrës 41 °C dhe Peshkopi 38.8 °C.

/Motilokal.com