Konsumimi i kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në parandalimin e sëmundjes Azlheimer

Konsumimi i kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në parandalimin e sëmundjes Azlheimer

Hulumtimet e reja kanë treguar se konsumimi i kafesë ekspres mund të ketë një efekt të rëndësishëm në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes Alzheimer.

Për shumë vite, kafeja ishte e lidhur me rreziqe shëndetësore. Megjithatë, hulumtimet e fundit kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë efekte të dobishme për shëndetin.

Studiuesit nga Universiteti i Veronës zbuluan se kafeja ekspres parandalon akumulimin e proteinës tau, e cila është e lidhur me Alzheimer. Me fjalë të tjera, i bën akumulimet e proteinës së përmendur më pak toksike për qelizat e trurit.

"Këto rezultate ofrojnë njohuri mbi potencialin neuroprotektive të kafesë ekspres. Kjo pije, e cila konsumohet shpesh, është një burim i përbërjeve natyrore që tregojnë veti të dobishme", tha mjekja Mariapina D'Onofrio.

Kujtojmë se në fillim të vitit të kaluar u publikuan rezultatet shqetësuese të një sondazhi të kryer në 195 shtete. Gjegjësisht, parashikohet se çmenduria do të shkatërrojë mendjet e 153 milionë njerëzve në mbarë botën deri në vitin 2050, që është rreth tre herë më shumë se në vitin 2019.

Kjo lidhet me tendencat e faktorëve të rrezikut, duke përfshirë obezitetin, diabetin, arsimin e ulët dhe pirjen e duhanit.

/Motilokal.com