Një skenë prekëse nga Greqia: Zjarrfikësit në mes të zjarrit ndihmuan kaprollin dhe i dhanë ujë/ VIDEO

Një skenë prekëse nga Greqia: Zjarrfikësit në mes të zjarrit ndihmuan kaprollin dhe i dhanë ujë/ VIDEO

Një klip prekës nga Greqia është bërë hit në rrjetet sociale. Gjegjësisht, zjarrfikësit kanë ndihmuar drerin në mes të zjarrit dhe i kanë dhënë ujë.

Ky gjest është dëshmi se në momentet më të vështira, zjarrfikësit mendojnë edhe për kafshët, të cilat me siguri do të kishin ngordhur në zjarre nëse nuk do të ishin ato. Videoja është publikuar nga Piraeus Press dhe shumë në komente kanë vlerësuar zjarrfikësit dhe kanë uruar mbarësi qytetarëve të Greqisë.

Zjarrfikësit në Greqi po përpiqen të frenojnë 82 zjarre pyjore në të gjithë vendin. Më shumë se 30,000 njerëz u evakuuan për shkak të zjarrit në Rodos. Zjarret shpërthejnë edhe në ishujt Evia dhe Korfuz.

Autoritetet kanë paralajmëruar se beteja për frenimin e flakëve do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Zyrtarët kanë frikë se kjo mund të jetë vala më e keqe e të nxehtit që nga vera e vitit 1987.

Kompania Maxar Technologies publikoi dje foto satelitore që tregojnë shkatërrimin e tmerrshëm të shkaktuar nga zjarret në Rodos.

VIDEO

/Motilokal.com