Dallgë e rryma të forta, Federata e Vrojtuesve del me njoftimin e rëndësishëm për pushuesit

Dallgë e rryma të forta, Federata e Vrojtuesve del me njoftimin e rëndësishëm për pushuesit

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u ka bërë thirrje të gjithë vrojtuesve dhe pushuesve që të jenë të kujdesshëm ditën e sotme sepse sipas parashikimeve do të ketë një det me dallgë dhe rryma të forta.

Njoftimi i plotë:

Dallgë dhe erë e fortë. Parashikimet për ditën e nesërme tregojnë për det të trazuar, dallgë të mëdha dhe erë të fortë. Flamur i Kuq, thirrje për vrojtuesit të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin sinjalistiken.

Lutemi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit të monitorojnë vijën bregdetare për mbarëvajtjen e sigurisë në plazhe.

/Motilokal.com