Dy persona nga Kosova rrezikuan të mbyten, pushuesit ndërhyjnë dhe shmangin tragjedinë në Shëngjin

Dy persona nga Kosova rrezikuan të mbyten, pushuesit ndërhyjnë dhe shmangin tragjedinë në Shëngjin

Dy pushues nga Kosova, një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçare kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin për pushime në bregdetin e Shëngjinit. Kanë qenë të afërm dhe pushues të tjerë që kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë nga uji dy personat që rrezikun.

Atyre u është dhënë njëherë ndihma e parë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës. Për njërin nga personat që rrezikuan mbytjen është në gjendje të rëndë. Deti gjate ditës së sotme ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Për ngjarjen kanë nisur edhe hetimet nëse janë respektuar kriteret për stacionet e plazhit me vendosjen e flamujve që paralajmërojnë rrezikun si dhe prezencën e vrojtuesve të plazhit në zonë.

/Motilokal.com