Moti për ditën e enjte në Shqipëri

Moti për ditën e enjte në Shqipëri

Moti të enjten në Shqipëri parashihet të mbajë vranësira dhe kthjellime. Parashikohet të ketë reshje shiu, hera-herës në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të së premtes më pas vranësirat do t’ia lënë vendin kthjellimeve.

Bëni kujdes në plazh, respektoni sinjalistikën, flamurin e kuq dhe udhëzimet e vrojtuesve, pasi që valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Të enjten termometri pritet të shënojë temperatura prej 23 deri në 28 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com