Agjencia Sllovene e Mjedisit njoftoi se të mërkurën është regjistruar një rënie e lehtë e borës në Slloveni.
Ftohja jo vetëm që ka sjellë stuhi të shumta ditët e fundit, por edhe fjolla bore në malet e larta. Kamera në Kredaricë ka regjistruar një reshje të shkurtër bore.
Sipas stacionit meteorologjik, borë ra në zonën e Kredaricës, ndërsa temperaturat atje shkuan në 1 gradë celsius.

Për ditët në vijim, parashikimet janë që temperaturat në Slloveni do të bien dukshëm.
Ndërsa, temperatura më të freskëta do të regjistrohen edhe në disa rajone të Evropës.
/Motilokal.com
