Gjithçka fluturon në ajër! Një tornado e fuqishme godet Kinën

Gjithçka fluturon në ajër! Një tornado e fuqishme godet Kinën

Ndryshe nga e gjithë bota, që është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura ekstreme, Kina po përballet me tornado dhe stuhi të fuqishme.

Më e prekura është provinca e Shandong, ku janë bërë virale disa pamje në të cilat shihet se si era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor, ku pasagjerët kanë parë tmerrin me sy.

Në një pamje të shpërndarë në rrjetet sociale shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurt në momentin kur një stuhi e fuqishme po kalon pranë tyre.

Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

/Motilokal.com