Këto janë pasojat e dhimbshme që la zjarri i ditëve të fundit në Peshtan të Fierit

Këto janë pasojat e dhimbshme që la zjarri i ditëve të fundit në Peshtan të Fierit

Dëmet që shkaktuan flakët që për disa ditë ishin të ndezura në Peshtan të Fierit janë të mëdha.

Sipërfaqe të tëra me dushk, pishe apo ullinj e vreshta, u shkatërruan. Zjarri solli frikë dhe panik te banorët e Kreshpanit dhe Peshtanit ne Fier. Ata tregojnë momentet kur flakët avancuan shumë shpejt nga kodra në drejtim të shtëpive.

Edhe pse ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të dëmeve, deri tani sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është rreth 220 hektarë, ndërsa janë shkrumbuar më shumë se 65 hektarë.

/Motilokal.com