Pamje mbresëlënëse: Filmohet një ekzemplar shumë i rrallë i një delfini rozë

Pamje mbresëlënëse: Filmohet një ekzemplar shumë i rrallë i një delfini rozë

Një delfin i rrallë rozë është filmuar në Luiziana dhe është pikasur nga një peshkatar i cili prej 20 vitesh peshkon në ujërat e atij shteti amerikan.

Peshkatari me përvojë Thurman Gustin ka eksploruar ujërat e Luizianës për më shumë se dy dekada. Gjatë asaj kohe ai kurrë nuk vuri re ndonjë gjë tepër të pazakontë deri vonë. Ndërsa Thurman ishte në barkën e tij, ai pa diçka që e la në frikë.

"Ndërsa po shkonim, vura re diçka nën ujë që e dija se nuk ishte normale", kujton Gustin. "Unë ndalova varkën dhe u shfaq ky delfin i bukur rozë. Më duhej ta filmoja", tha ai për mediat amerikane.

Në ujin blu u shfaq një delfin i bukur rozë, i cili doli nga uji si për të përshëndetur peshkatarin. Një pamje vërtet unike, shumë nuk dinin për ekzistencën e delfinëve rozë.

Delfinët rozë janë të rrallë dhe shumë pak janë parë. Miku i ri i Thurman-it u dallua mes delfinëve të tjerë, me ngjyrën e tij rozë të gjallë që shkëlqente në diell. Asnjë delfin tjetër nuk kishte një pigmentim të tillë, kështu që ky me të vërtetë binte në sy.

Ky delfin mund të jetë një delfin i rrallë lumi rozë, një specie vendase në ujërat e freskëta të Amerikës së Jugut.


/Motilokal.com