Videoja që po mahnit botën! Drerët dhe njerëzit bëhen bashkë në një strehë duke u mbrojtur nga stuhia

Videoja që po mahnit botën! Drerët dhe njerëzit bëhen bashkë në një strehë duke u mbrojtur nga stuhia

Nara, një zonë afër Koyoto, në Japoni është një qytet i famshëm për praninë e drerëve Sika. Këtu bashkëjetesa e kafshëve me njerëzit duket se është normale.

Në rrjetet sociale u publikua një pamje ku, gjatë një stuhie të fortë me shi dhe bubullima të vazhdueshme, njerëzit dhe drerët gjetën strehën e përbashkët nën një verandë.

Të shumtë ishin ata që shfrytëzuan momentin që të bënin selfie me kafshët të cilët duket se janë të pashqetësuara dhe aspak të frikësuara.

Një veprim i tillë nuk është i zakonshëm dhe videoja ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndjekin rrjetet sociale.

/Motilokal.com