Moti për ditën e diel në Kosovë

Moti për ditën e diel në Kosovë

Moti të dielën në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ngrohtë, pothuajse i kthjellët e me diell. Gjatë pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima, rrufe dhe breshër.

Të dielën termometri pritet të shënojë temperatura prej 23 deri në 30 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com