Përdoruesit e iPhone do të jenë në gjendje të "deshifrojnë" simbolet dhe paralajmërimet në veturë me iOS 17

Përdoruesit e iPhone do të jenë në gjendje të "deshifrojnë" simbolet dhe paralajmërimet në veturë me iOS 17

Versioni i ardhshëm i sistemit operativ iOS të Apple do të përfshijë një veçori të dobishme të krijuar për t'u treguar përdoruesve të iPhone se çfarë po ndodh me veturat e tyre.

Duke përdorur opsionin Visual Look Up, pasagjerët në veturë do të jenë në gjendje të zbulojnë saktësisht se çfarë nënkuptojnë simbolet e vogla që shfaqen në panelin e kontrollit. Shumë shoferë e dinë kuptimin e simbolit, por ka shumë që në të vërtetë nuk e dinë. Këtu “hyn” Apple, pra iOS 17 i ardhshëm, funksionet e të cilit u njoftuan muajin e kaluar. Ndër këto funksione është Auto Symbol, i cili është pjesë e mjetit Visual Look Up. Mjeti i ndihmon përdoruesit të gjejnë më shumë informacion rreth asaj që ka në fotot që nxjerrin.

Auto Symbol do të përdoret për të "deshifruar" shpejt simbolet paralajmëruese në veturë dhe do të eliminojë nevojën për të "shikuar" udhëzimet e përdorimit. Ai gjithashtu do të ofrojë lidhje me artikujt që ofrojnë më shumë informacion. Por nuk mbaron me kaq, pasi tabelat e kontrollit janë të mbuluara me imazhe të vogla që mund të jenë konfuze për drejtuesit e rinj apo edhe shoferët me përvojë që ndeshen me simbole të reja, nga opsionet e ventilimit deri te butoni i shkrirjes.

Edhe pse është një funksion praktik, ai ende nuk është veçanërisht unik. Përdoruesit e Android dhe iPhone që kanë akses në Google Lens tashmë mund të kërkojnë kuptimin e veçorive në një mënyrë mjaft të ngjashme.

/Motilokal.com