Kjo është arsyeja pse farat e shalqirit mund të jenë shumë të dobishme

Kjo është arsyeja pse farat e shalqirit mund të jenë shumë të dobishme

Farat e shalqirit ndihmojnë trupin tonë të heqë qafe toksinat dhe çaji i bërë prej tyre rekomandohet veçanërisht për pacientët që duan të eliminojnë gurët në veshka dhe rërën.

Për të përgatitur çajin ju nevojiten katër lugë fara shalqiri të bluara ose të grira hollë. Përdorni gjithmonë fara të freskëta. Hidhni mbi to gjysmë litër ujë të vluar dhe prisni që të ftohen. Kullojeni dhe pini çajin menjëherë. Këtë çaj duhet ta pini të paktën katër herë në javë.

Përveç sa më sipër, farat e shalqirit mund t'ju ndihmojnë të largoni fryrjen e barkut sepse përmbajnë fibra që stimulojnë punën e aparatit tretës. Ato përmbajnë gjithashtu kalium, i cili rregullon sasinë e ujit në trup dhe redukton ënjtjen e kyçeve dhe këmbëve.

Ato përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminave B6, B1, C, të cilat forcojnë imunitetin. Mangani si një element gjurmë është përgjegjës për shëndetin e lëkurës dhe kockave.

Triptofani merr pjesë në prodhimin e serotoninës (hormoni i lumturisë) dhe përdoret për të reduktuar stresin dhe trajtimin e depresionit klinik.

/Motilokal.com