Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Kosova është një ndër vendet më të bukura në Ballkan, e njohur për peizazhet e mahnitshme dhe kulturën e pasur, ky vend tashmë është bërë një destinacioni për shumë turistë të huaj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është rritur numri i turistëve në Kosovë.

Sipas MTI-së numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

MTI thekson se në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

“Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova, gjithnjë e më atraktive për turistët”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com