Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Zvicër

Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re dhe intervale me diell, në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 15 deri në 25 °C. Të martën pritet mot me reshje lokale shiu, temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 20 °C. E mërkura do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 26 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 23 °C. Moti të martën parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 18 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë kryesisht vranët e reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 23 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C. Ndërsa të martën do të mbajë me reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 16 deri në 18 °C. Moti të mërkurën parashihet me diell dhe shi, temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 27 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 21 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me vranësira e reshje shiu, temperatura do të luhaten nga 16 deri në 19 °C. Të mërkurën pritet mot me diell dhe shi, ku temperaturat do të sillen nga 19 deri në 25 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot pjesërisht me re e reshje të dobëta shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 20 deri në 26. E marta parashihet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e shi paradite, pasdite me diell. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 23 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë me pjesërisht me re e diell, në mbrëmje me riga shiu. Temperaturat do të luhaten nga 21 deri në 26 °C

/Motilokal.com