Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Kosovë

Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Kosovë

Në Kosovë gjatë fillimit të javës pritet të mbajë mot me kthjellime, diell dhe vranësira. Gjatë pasditeve mundësi për rrebeshe shiu, bubullima dhe breshër.

Të hënën pritet të mbajë mot pothuajse i kthjellët e diell, priten erëra mesatarisht të fuqishme, mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Ditën e martë do të mbajë mot edhe më i nxehtë dhe diell, pasdite mundësi për zhvillim të rrebesheve e bubullimave.

E mërkura parashikohet të jetë pjesërisht me re e ndonjë rigë shiu paradite, pasdite pothuajse i kthjellët e me diell.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com