Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Maqedoni

Po bëheni gati për fillim të javës? Shikoni parashikimin e motit në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme të ndjekura nga reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra.

Dita e martë do të mbajë me diell e vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu.

E mërkura do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com