E tmerrshme: Në vend të mbeturinave, kontejnerët mbushën me materiale ndërtimore

E tmerrshme: Në vend të mbeturinave, kontejnerët mbushën me materiale ndërtimore

Kompania Regjionale "Pastrimi" njësia Prishtinë, ka shprehur shqetësimin lidhur me veprimet e pa ndërgjegjshme të qytetarëve në hedhjen e mbeturinave në qytetin e Prishtinës.

Sipas pamjeve të publikuara në rrugën “Isa Kastrati” shihet se në kontejnerët të cilët janë të destinuar për mbeturina të amvisërive janë mbushur me materiale të forta ndërtimorë.

Kompania “Pastrimi” ka thënë se ky material përveç se është i rëndë për bartje, po shkakton edhe dëmtime të kontejnerëve dhe mekanizmit të kamionëve me të cilët kryejnë shërbime.

“Kërkojmë nga organet kompetente të ndërmarrin masa rreth këtyre veprimeve dhe lusim qytetarët të tregohen më të ndërgjegjshëm në veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com