Sonte të gjithë me sytë nga qielli! Ja çfarë pritet të ndodhë me Hënën

Sonte të gjithë me sytë nga qielli! Ja çfarë pritet të ndodhë me Hënën

Sonte me 1 gusht, Hëna do të jetë 357.530 kilometra larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur Hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

E para ndodhi më 2 dhe 3 qershor kur Hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 kilometra.

/Motilokal.com