A e dini se çfarë janë vijat e bardha që aeroplanët lënë në qiell?

A e dini se çfarë janë vijat e bardha që aeroplanët lënë në qiell?

Si fëmijë të vegjël gjithmonë surprizoheshim kur shihnim një aeroplan që kalonte në qiell e të gjitë bënim me gisht. Aq më e bukur rastësia kur në qiell e kaltër aeroplani linte një vijë të bardhë nga pas. Ndërsa sot në kushte krejt tjera posa ta shohim kapim aparatin fotografik apo telefoni dhe incizojmë dhe shkrepim foto.

Por a e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë është ajo apo ato vija të bardha që ngelen për pak apo shumë kohë në qiell?

Kjo është përgjigjja condensation trails (gjurmë kondensimi) shkurt contrails. Dhe tamam ashtu siç e shpjegon edhe emërtimi ato ndodhin si rezultat i kondensimit të lëngjeve që motorët e aeroplanit lëshojnë, elemente si dioksid karboni, okside nitrogjeni, monokside karboni, metan, sulfat dhe ujë, shumë ujë.

Një aeroplan i madh si Boeing 747 nxjerr sasi të mëdha uji në atmosferë deri në 2.74 kg ujë në sekondë. Ngelja e gjurmëve varet në mënyrë direkte nga moti dhe temperatura e qiellit. Grimcat e ujit kur dalin nga motori, ngrijnë dhe formojnë tre lloje contrails. Ato që qëndrojnë për pak kohë, ato që qëndrojnë për më gjatë dhe ato që e humbasin formën e tyre.

Nëse shqetësohesh për dëmin e tyre, përgjigja është brenda normave. Mënyra se si një motor aeroplani projektohet kalon nëpër protokolle strikte, ndaj edhe sasitë e emetimit të ujit e këtyre substancave të tjera ka një normë fikse pasi çdo diferencë sado e vogël mund të rezultojë fatale, epo se pse je mijëra km lartë në qiell, po të la nafta nuk e hap dot krahun. Ndaj edhe operuesit e avionëve kujdesen që të kenë cilësinë më të mirë të karburantit por edhe regjistrimin e secilës rimbushje, pasi në rast se ndodh diçka e gabuar duhet analizuar gjithçka.

Sigurisht asgjë nga këto nuk do të të shërbejë për të bërë një foto apo incizuar një pamje të bukur të aeroplanit në qiellin e kaltër.

/Motilokal.com