Fenomeni i rrallë i baticës në Venecia, sheshi i famshëm i qytetit antik mbulohet nga uji

Fenomeni i rrallë i baticës në Venecia, sheshi i famshëm i qytetit antik mbulohet nga uji

Fenomeni i njohur i baticës ka ndodhur dje të martën, në mbrëmje në Venecia, pak pas orës 23:00 me orën lokale. Niveli i ujit arriti në një metër dhe si pasojë vetëm një pjesë e sheshit të Shën Markos u përmbyt. Ky fenomen ka ndodhur pasi mbrëmë ishte Hëna e plotë.

Digat e lëvizshme të sistemit Mose nuk u aktivizuan sepse është vendosur që ato të përdoren vetëm kur niveli i ujit kalon një metër e njëzet centimetra.

Megjithatë, shumë turistë përfituan nga fenomeni i rrallë për të bërë video dhe për të bërë “selfie” me celularët e tyre. Kjo është hera e tretë që qendra e Venecias përmbytet në 150 vitet e fundit.

Bazilika e Shën Markut, e cila mbrohet nga një sërë panelesh xhami, nuk ka pësuar fare dëmtime.

Batica e fundit vjen pasi ekspertët e UNESCO-s kanë rekomanduar që Venecia dhe laguna e saj të shtohen në listën e saj të Trashëgimisë Botërore në Rrezik të hënën (31 korrik), duke thënë se Italia nuk po bën sa duhet për të mbrojtur qytetin nga ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për turizmin.

/Motilokal.com