Belgjikë, korriku regjistrohet si muaji me i lagësht, ja sa ditë ishin me shi

Belgjikë, korriku regjistrohet si muaji me i lagësht, ja sa ditë ishin me shi

Muaji korrik, në të cilin ra shi për 21 ditë në Belgjikë, u regjistrua si korriku më i lagësht në 35 vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave nga Instituti Mbretëror Meteorologjik belg, ndonëse regjistrohet 14 ditë reshje mesatare për muajin korrik, këtë korrik në 21 ditë u regjistruan reshje shiu. Temperatura mesatare ishte 18.7 gradë celsius.

Një periudhë e ngjashme ndodhi në vitin 1988 dhe korriku pati 23 ditë shi.

Ndërkaq vitin e kaluar vendi pranoi vetëm 5 ditë shi në muajin korrik.

/Motilokal.com