Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Të premten parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin.

E shtuna parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira që do të pasohen me rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe breshër, vende-vende në formën e stuhive.

Edhe e diela pritet të mbajë mot me diell dhe ndonjë rigë shiu.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com