Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Moti të premten në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, do të mbajë mot me diell dhe nxehtë.

Ndërsa të shtunën parashihet mot i nxehtë me diell, vranësira, nga mesdita priten rrebeshe shiu, bubullima, rrufe, breshër dhe erëra të stuhishme.

E diela parashihet të mbajë mot të ndryshueshëm me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com