Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë nxehtë, me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Dita e shtunë do të jetë mëngjesi me diell dhe ngrohtë. Pasdite dhe orët e natës duke filluar nga perëndimi vranësirat do të shtohen, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, duke u shfaqur në formë stuhie me reshje intensive për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 në 6 orë), erë e fortë, shkarkime rrufesh më intensive dhe kushte breshri.

E diela pritet të mbajë paradite pjesërisht me vranësira, në pjesët veriore me reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor..

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com