Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Po bëni plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re, diell dhe në mbrëmje reshje shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 14 deri në 22 °C. E diela do të mbajë pjesërisht me re dhe riga lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 14 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 19 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 12 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re, diell dhe riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 22 °C. Moti të dielën parashihet i ndryshueshëm diell, vranëta dhe riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 18 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm gjatë ditës, në mbrëmje vonë me reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 20 °C. Të dielën pritet mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 16 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 18 deri në 25. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me diell. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 23 °C

/Motilokal.com