Estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fabrika, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj. Apo siç thuhet në popull jashtë "gardhit" tim, bëni ç’të doni. Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar nga bërlloku, apo billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standard e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.
Motilokal vazhdimisht ka publikuar fotografi që këto reklama po e shëmtojnë kryeqytetin dhe po ndotin pamjen vizuele, duke apeluar për largimin e tyre.
LEXO: Prishtina e shëmtuar nga ndotja vizuele
Edhe kohë më parë pas thirrjeve tona edhe sot komuna e Prishtinës, më konkretisht Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e reklamave të vendosura gjithandej në qytet nga biznese të ndryshme pa ndonjë planifikim paraprak, si rrjedhojë, edhe pa pëlqimin e organeve kompetente komunale.
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar me largimin e reklamave ilegale, disa prej tyre në keqpërdorim edhe të pronës së kryeqytetit.
“Largimi i reklamave - Puna vazhdon deri në orët e vona!”, shkruan në Facebook Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës.
/Motilokal.com
