Moti të shtunën në Maqedoni do të mbajë mëngjesi me diell dhe i ngrohtë, me erë mesatare deri të fortë nga jugu. Pasdite dhe orët e natës duke filluar nga perëndimi vranësirat do të shtohen të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, duke u shfaqur në formë stuhie me reshje intensive për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 në 6 orë) erë e fortë, shkarkime rrufesh e kushte breshëri.
Të shtunën termometri pritet të shënojë temperatura prej 26 deri në 35 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
