Moti të dielën në Maqedoni do të mbajë paradite me vranësira të pjesshme, kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot me diell e më i freskët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor.
Të dielën termometri pritet të shënojë temperatura prej 20 deri në 26 °C.
/Motilokal.com
